Image 684

Në Gjykatën e Posaçme vijon procesi gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos, ngjarje ku humbi jetën shoferi i ish-prokurorit.

Sot para togave të zeza, po flet Arben Haxhiaj, dëshmitar kyç në këtë proces, i cili foli për takimet e tij me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Dëshmitari, që është vëllai i Bashkim Haxhiaj, rrëfeu se në vitin 2020, kohë kur jetonte në Durrës, kishte pasur një bar të vogël në lagjen nr.5.

Ai ka deklaruar se Aleksandër Laho e njihte më shumë nga televizori, por e kishte takuar edhe personalisht në lokal. Sipas tij, Laho kishte shkuar vetë tek lokali dhe i kishte bërë një paralajmërim.

“Im vëlla, Bashkimi, duhej të largohej nga përplasja sepse ndaj tyre mund të kryhej atentat”, ka rrëfyer dëshmitari.

“Këtyre u kanë bërë atentat. Juli (Julian Meçe) ka qëndruar në allçi, ka ngrënë 4 plumba. Unë i thashë të largohej nga unë, vazhdova punën time. Vëllai im ishte në burg kur ndodhi kjo. Ndërruam edhe numrin e telefonit me Rrumin. Më ka telefonuar për të njëjtin muhabet dhe unë i kam dhënë të njëjtën përgjigje. Pas asaj telefonate nuk kam pasur asnjë kontakt tjetër, për atentatin ndaj prokurorit nuk kam asnjë dijeni”, ka shtuar ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights