Mesditën e sotme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat i mirë-organizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe”, në rrugën Pavarësia.

Është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo shënjestra ka dalë nga automjeti i blinduar G-Class.

 

A.N (shënjestra e atentatit) ka shpëtuar, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.

Policia ka marrë në pyetje A.N.

Ngjarja nuk është raportuar edhe pse në vendin e ngjarjes kanë qenë më shumë se 100 forca policie.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights