640 0 1736239310x9999 hd sd sd 392

Policia ka arrestuar një tjetër person të dyshuar për bashkëpunim në ngjarjen kriminale që ndodhi pesë ditë më parë në Berat.

I ndaluari, një 32-vjeçar, dyshohet se ka ndihmuar një tjetër person, 46-vjeçarin me iniciale E.D., për të fshehur një automjet të tipit “Ford” në Durrës. Ky automjet mendohet të jetë përdorur nga autorët për të qëlluar me armë ndaj Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbit, të cilët ishin shënjestra kryesore e sulmit.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti, ku dy autorët kanë hapur zjarr nga një makinë “Ford” e zezë, duke ndjekur Merkajn dhe Dhëmbin deri në lagjen “Donika Kastrioti”. Fatmirësisht, të shtënat nuk shkaktuan viktima, pasi dy shënjestrat arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Një ditë më parë, policia kapi automjetin dhe një armë zjarri të llojit kallashnikov, të cilat dyshohet se u përdorën nga autorët në atentat. Ndërkohë, dy të dyshuarit kryesorë vijojnë të jenë në kërkim, dhe hetimet janë intensifikuar për të zbuluar vendndodhjen e tyre.

Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë e Beratit për procedura të mëtejshme ligjore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights