Capture 29 1024x574

Autoritetet në qarkun Shkodër, kanë asgjësuar 3 mijë e 679 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike, të tipit Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit të policisë, në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, u asgjësuan 265 fidanë dhe 1 mijë e 437 bimë kanabisi. Për këto raste, ka nisur hetimi në gjendje të lirë të inxhinierit të pyjeve për veprat “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”.

Në njësitë administrative Shllak dhe Temal, u asgjësuan 1 mijë e 977 bimë narkotike.

Autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme.

“Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden dhe asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 265 fidanë dhe 3414 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 265 fidanë dhe 1437 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M.;

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 1977 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon“, njofton policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights