Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet pasditen e sotme në orën 16:30. • Në Asamblen që do të mbahet në ambientet e ‘Xibraku’ në Tiranë, pritet që të merren disa vendime në lidhje me kabinetin qeveritar. • Për punimet e Asambles së PS-së nuk ka një axhendë zyrtare, por dihet se kryeministri Rama do të mbaj fjalën e tij, e cila do të publikohet në rrjetet sociale të PS-së. • Por në mbledhjen e sotme pritet që të bëhen publike emrat e sekretarëve të rinj në parti si dhe axhenda e PS-së në lidhje me këtë vit qeverisës. • Nuk përjashtohet mundësia për ndryshim të kabinetit, ndërkohë që deri më tani nuk ka asgjë publike. • Po ashtu Asambleja pritet që të thërrasë dhe Kongresin në fund të këtij muaji për të miratuar ndryshimet e sotme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights