Arsneal Armesh ne Shijak

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 59-vjeçarin Sh.V, nga Shijaku. Në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municione kuftarake, armë të ftohtë dhe një sasi kokaine.

Policia zbulon se 59-vjeçari mbante armë paleje, me qëllim shitjen.

“Gjatë operacionit, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (1 për armët), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika); -24 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 celularë”, njoftojnë uniformat blu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights