Berati 1

Një operacion i Policisë së Shtetit ka sjellë finalizimin e aksionit të koduar “Rrjeta”, ku u kap një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 29 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Napoli për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të aksionit, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi 53-vjeçar A. H., banues në Kuçovë, i cili strehonte të shpallurin në kërkim ndërkombëtar, A.P, 49 vjeç.

Përveç ndalimit të tyre, policia thotë në banesën në Kuçovë, në lagjen “1 Maji”, u gjet dhe u sekuestrua një sasi Cannabis Sativa, që do të shërbejë si provë materiale.

I arrestuari A.P ishte dënuar nga autoritetet italiane me 29 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Ndërsa 53-vjeçari A.H. do të përgjigjet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po vazhdon bashkëpunimin me Interpol Romën për finalizimin e procedurës së ekstradimit të A.P-së drejt Italisë, ndërkohë që materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme ligjore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights