Një shtetas shqiptar me inicialet A.S, i kërkuar nga prokurorët e Drejtorisë Antimafia në Itali, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai akuzohet si porositësi i vrasjes së bashkëkombasit të tij Selavdi Shehaj, i njohur si “Passerotto”, i cili u ekzekutua më 20 shtator pesë vite më parë në plazhin e Torvaianica. Siç shkruan Corriere Della Sera, vrasja dyshohet të ketë qenë pjesë e një përplasjeje mes klaneve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, me metoda të dhunshme tipike mafioze.
A.S është dënuar së bashku me Giuseppe Molisso-n, një tjetër figurë e rëndësishme e trafikut të drogës në Romë. Të dy janë pjesë e hetimeve të fundit që lidhen me atentatin ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, autor i emisionit “Report”, i cili u sulmua të enjten e kaluar në mbrëmje pranë banesës së tij në Campo Ascolano, një lagje e Pomezias, afër zonës së Torvaianicës.