if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

Gjykata e
Tiranës ka lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Dritan Goxhajn. Vendimi u mor
nga gjyqtari Genci Shala. Ish-anëtari i UÇK-së, i cili u arrestua në Tiranë me
urdhër të Gjykatës SpecialE ai tha se nuk kishte kryer asnjë krim.

“Nuk kam kryer
asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam
bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”, tha ai para togave të zeza.

Ndërkohë,
avokati Bashkim Nikolla tha se kërkesa për ekstradim është tërësisht politike.

“Kërkesa për
ekstradim është tërësisht politike dhe për t’u bërë qejfin Serbisë. Bie ndesh
me Kushtetutën dhe konventat.”, tha ai.

Avokati
apeloi masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos më herët nga gjykata,
por kjo gjë u refuzua.

Ky është
urdhër arresti i radhës nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarë të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Më herët kjo gjykatë ka dërguar në pranga politikanë të
lartë të Kosovës, mes tyre udhëheqësit e luftës, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli,
Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët vijojnë ende të jenë në qeli.
 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights