Auto policia durres11756290748

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga ish-kreun e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, A.H.

Policia njoftoi se ai u arrestuar pasi kur ka qenë kryeinspektor në vitin 2017 ka ndërtuar pa leje disa shtëpi pushimi në fshatin Shetaj të Ishmit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, njoftoi policia.

55-vjeçari u emërua në krye të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Durrësit (sot IMT) më 7 maj të vitit 2018, detyrë që e mbajti deri në prill të vitit 2021.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights