Policia lezhe

Një 17-vjeçar, është arrestuar ditën e sotme, 8 nëntor 2025, nga blutë e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim për “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri, me datë 11 prill 2022, ishte përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me disa persona. Nga ky konflikt, adoleshenti ka goditur me sende të forta një 34-vjeçar, e më pas e përplasi qëllimisht me automjet.

Sakaq, vijon puna për kapjen e të gjithë personave të tjerë të shpallur në kërkim.

“Kapet një 17-vjeçar, i cili 7 muaj më parë, tentoi të vriste një shtetas, duke e goditur me sendet te forta si dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta, në të cilin u përfshinë 6 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më datë 11.04.2025, në Lezhë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, per veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne menyre te parregullt”.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin perplasi qëllimisht, shtetasin F. Gj., 34 vjeç.

Vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights