Istanbul mayor imamoglu to testify in court amidst new judicial investigationepa11865493 Istanbul Mayor Ekrem Imamoglu speaks to his supporters gathered in front of the Istanbul Courthouse, in Istanbul, Turkey, 31 January 2025. Imamoglu testified in court as part of a new investigation launched against him for 'attempting to influence judicial proceedings' following his comments on probes involving CHP-run municipalities earlier in January, the Istanbul Chief Public Prosecutor's Office said. EPA/ERDEM SAHIN

Lideri i burgosur i opozitës turke, Ekrem Imamoglu, akuzoi presidentin Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqinë në “republikë frike”, duke shkatërruar institucionet demokratike e laike dhe duke shtypur kritikët.

“Për vite me radhë, regjimi i Erdoganit është tërhequr prej llogaridhënies demokratike, ka mbytur mediat, i ka zëvendësuar kryetarët e zgjedhur me burokratë, e kontrollon gjyqësorin dhe i ka manipuluar zgjedhjet”, thotë Imamoglu në një shkrim të publikuar të premten në të përditshmen amerikane, New York Times.

53-vjeçari Imamoglu, kryebashkiaki Stambollit, po mbahet në një burg sigurie të lartë në Marmara, që kur u arrestua javën e kaluar me akuzën për korrupsion. Ai është gjithashtu i dyshuar për krime që lidhen me terrorizmin, të cilat i ka hedhur poshtë.

Ndalimi i tij në Stamboll ka nxitur protesta kombëtare, qindra mijëra vetë kanë dalë nëpër rrugë, ndërsa mijëra prej tyre, përfshirë gazetarë, janë arrestuar.

“Arrestimet në shkallë të gjerë të protestuesve dhe gazetarëve vitet e fundit kanë dërguar një mesazh rrëqethës: askush nuk është i sigurt”, thotë Imamoglu. Ai kritikoi edhe atë që e përshkroi si “heshtje” ndërkombëtare.

“Çfarë bëjnë qeveritë qendrore në botë? Heshtja e tyre është shurdhuese”, shkruan ai, duke përmendur reagimet e liderëve amerikanë dhe europianë.

Burgosja e tij konsiderohet lëvizje politike për të larguar një kundërshtar kyç nga gara e ardhshme presidenciale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights