ELBASAN- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi 3 varëse floriri në një argjendar dhe kanosi pronarin.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pas njoftimit për vjedhje në një argjendari, në lagjen “Namazgja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin: -B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
