Droga ne thumane 1024x564

Dy persona përfunduan në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme droge me vete. Policia njoftoi të martën se u arrestuan E T, 37 vjeç dhe B Sh, 48 vjeç.

Uniformat blu kishin informacione se të dy transportonin lëndë narkotike, më saktësisht kanabis sativa.

Për këtë arsye organizuan një operacion në Thumanë, ku ndaluan mjetin e 2 të arrestuarve. Aty gjetën 59 pako me kanabis.

“Shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen”, njoftoi policia.

Përveç drogës, uniformat blu kanë sekuestruar edhe makinën e të arrestuarve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights