Nami

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “The Next Gun” gjatë mbrëmjes së 27 gushtit. Në pranga kanë rënë dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë.

Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me iniciale A.M dhe shoku i tij, një 23-vjeçar po ashtu me iniciale A.M. Në momentin e kapjes atyre iu është gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

39-vjeçari, rezulton me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Madje ai ishte shpallur në kërkim si autori i dyshuar i një ngjarje të ndodhur dy javë më parë në Durrës, ku u vu eksploziv në banesën e një qytetari.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights