Trazira në disa qytete të Turqisë pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu. Situata ishte më kaotike në kryeqytet dhe në Izmir.
Mijëra qytetarë dolën në rrugë duke thyer vendimin për ndalim të tubimeve. Nuk munguan rastet e dhunës ndërsa protestuesit u përplasën me policinë. Këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
E njëjtë ishte situata edhe në Stamboll. Mijëra qytetarë u mblodhën sërish para godinës së bashkisë por edhe në sheshe të tjera. Pavarësisht barrikadave të vendosura, qytetarët dhe studentë bënë thirrje për lirimin e kryebashkiakut. Edhe në këtë qytet policia përdori spray me spec.
Protestat qytetare u bënë edhe më masive pas deklaratës së parë të presidentit Erdogan për arrestimin e kundërshtarit të tij. Kreu i shtetit mohoi që ta ketë urdhëruar ai prangosjen, ndërsa reagimet dhe veprimet e opozitës i quajti një teatër politik.
Ekrem Imamoglu u arrestua mëngjesin e së mërkurës bashkë me 105 persona të tjerë. Mbi të rëndojnë disa akuza, ndërsa më të rëndat janë ato të drejtimit të një grupi kriminal dhe përkrahja e organizatave terroriste