Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila tashmë është arrestuar me urdhër të SPAK-ut do të përfitonte një shumë prej 3.3 milionë lekësh me qëllim dhënin e një tenderi një operatori firme.

Hetuesit e BKH-së gjatë hetimeve të ndjekura kanë evidentuar se firma e cila do të shpallej fituese dotë kryente disa punime në një objekt Lot 1 Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Sipas SPAK, pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësja Joana Duro, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën në fjalë dhe këtë pagesë ia kishte dhënë Laura Shtetos, e cila mban detyrën e Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Tenderi për të cilin thotë SPAK-u është zhvilluar në 22 Maj dhe i gjithë fondi limit i tij ishte 805 mijë e 872 lekë.
Pra, me një përllogaritje të thjeshtë rezulton se Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë mori rryshfet 41 për qind të fondit limit të tenderit.

Pas kryerjes së arrestimit në flagrancë të Duros dhe Shtetos, policia kreu një kontroll në zyrën e sekretares ku u gjetën shuma prej 3.3 milionë lekë.

Tashmë dy zyrtaret do të përballen në gjykatë me dy vepra penale: atë të Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë; dhe Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights