Kuvendi 752x440

Prokuroria e Posaçme ka vënë nën hetim një deputete të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me hetimet që po kryen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Me urdhër të SPAK, Veliaj u arrestua ditën e sotme. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK thotë se ndaj deputetes K.B rëndon akuza “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

SPAK: Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Me urdhër të SPAK, GJKKO vendosi sot masa sigurie ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights