640 0 1738918262xc2931e6f 4639 464b ae16 c513d4e5dd9d sd 800x450 sd 530

Tre punonjësit e burgut të Shënkollit, të cilët u ndaluan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, janë liruar nga qelia dhe do të përballen me drejtësinë në gjendje të lirë. Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella u paraqitën para Gjykatës së Lezhës, ku seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Gjatë dëshmisë së tyre, ata kanë deklaruar se ishin në krye të detyrës dhe nuk kishin konstatuar momentin e arratisjes. Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Lirim Bulica vendosi masat e sigurisë: “Arrest në shtëpi” për Gjin Ndokën, që shërbente në kupolën e sigurisë, dhe Mark Nikollin, pjesë e grupit të sigurisë, ndërsa për operatoren e kamerave, Zhaneta Mella, u caktua masa “Detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, hetimet për arratisjen e Daut Lazes vijojnë intensivisht, me autoritetet që po analizojnë përgjegjësinë e secilit punonjës të burgut. 49-vjeçari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, u largua nga infermieria duke shfrytëzuar mungesën e stafit dhe më pas kaloi murin rrethues të institucionit. Pavarësisht kërkimeve të policisë, ai vijon të jetë në arrati, ndërsa forcat e rendit kanë shtrirë kontrollet në të gjithë vendin dhe kanë vendosur një shpërblim për informacion mbi vendndodhjen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights