Fethullah Gulen, një predikues islamik turk me ndikim, i cili besohet nga Ankaraja si organizatori i tentativës për grusht shteti kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan më 15 korrik 2016, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
I njohur si kreu i lëvizjes FETO apo ndryshe “Gulen”, me shtrirje edhe në Shqipëri, Gulen vdiq në Pensilvani.Aty jetoi pasi u transferua në SHBA në vitin 1999, pa u kthyer më në Turqi,”.
Raportet e fundit të mediave treguan se shëndeti i Gylenit është përkeqësuar ndjeshëm. Përveç humbjes së funksionit të veshkave dhe sëmundja e diabetit, ai raportohet se vuante edhe nga demenca.
FETO, grupi përgjegjës për grushtin e dështuar të 2016 në Turqi, dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Gulen, u panë për herë të fundit më 12 tetor 2024. Gylen ishte në një makinë duke u larguar nga vendbanimi i tij i ri pasi u evakuua nga ferma e tij në Pensilvani, ku ai jetonte që nga viti 1999.
Kreu i një vëllazërie fetare me miliona ndjekës, Gulen ishte fillimisht aleati i Erdoganit, por në vitin 2012 të dy ranë në konflikt dhe presidenti turk e akuzoi atë se kishte planifikuar grushtin e shtetit të 2016-ës.
Para grushtit të dështuar dhe goditjes së gjerë që pasoi, FETO dhe anëtarët e saj u akuzuan për funksionimin e një qeverie paralele në hije, pasi kishin marrë kontrollin e institucioneve kryesore shtetërore, duke përfshirë ushtrinë dhe gjyqësorin.
Deklaratat e tij të kaluara shumë përpara vitit 2016 lanë të kuptohet se 83-vjeçare mund të përdorë fuqinë e tij në ushtri për të organizuar një grusht shteti kundër qeverisë civile të Turqisë.
Gulen dhe mbështetësit e tij pohojnë se organizata është thjesht një rrjet i mirëqenies sociale i fokusuar në promovimin e arsimit, dialogut ndërfetar dhe një interpretimi paqësor, të moderuar sufi të Islamit.