Capture

Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me trafikun e armëve në Tiranë.

Bëhet fjalë për një grup kriminal të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit prej disa kohësh, ndërsa një armë shitej 700-800 euro.

Mësohet se ata nuk kanë lidhje me grupet e tjera të goditur muajt e fundit nga Komisariati nr. 4.

Armët e sekuestruara dyshohet se i kanë sjell nga Fieri, ndërsa po në këtë qytet po hetohen persona të tjerë që mund të jenë pjesë e grupit.

Armët do të shiteshin për llogari të grupeve të tjera kriminale dhe dyshohet se do do përdoreshin në ngjarje kriminale.

Njëri prej të arrestuarve është Ilir Zyberi, i njohur me mbiemrin Avdillari, pasi e ka ndryshuar dhe ka marrë mbiemrin e gruas.

Ai është vëllai i Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, i cili u aksidentua për vdekje në bulevardin “Migjeni” në 2021-in.

Zyberi është i dënuar më herët për vrasje, si dhe i skeduar në vitin 2017 për drogë.

I njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97­’98, ka qenë i dyshuar për të paktën 20 vepra të rënda penale.

Dënimin më të rëndë prej 22 vitesh burgim, ai e mori për vrasje, duke e përfunduar disa muaj para se të arrestohej në vitin 2017.
Ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi.

Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights