Teksa çështja “Partizani” vazhdon të jetë në fazë gjyqësore, pala e akuzuar nuk ka ndalur përpjekjet ligjore për të rrëzuar vendimin e SPAK-ut.
Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë depozituar pranë GJKKO-së një kërkesë për lirimin e 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK prej dy vitesh.
Kështu, janë pezulluar 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari bankare dhe aksionet në kompaninë “Home Plan”.
Vendimet e mëparshme të Gjykatës së Lartë dhe Apelit të GJKKO-së nuk kanë ndryshuar statusin e pronave.
Në vitin 2023, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi sekuestron preventive për 25 pasuri në emër të Malltezëve, përfshirë apartamente, vila dhe tri kompani, ku Jamarbër Malltezi zotëron aksione të rëndësishme.
Kërkesa e fundit pritet të shqyrtohet nga trupa e themelit.