Për herë të
parëish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka mberritur në SPAk  në kuadër të hetimeve që po kryehen prej
muajsh ndaj tij.


Spak ka
ngritur 4 akuaza për ish-ministrin e qeverisë atë të shpërdorimin të detyrës,
korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë, pastrimi i parave dhe perfitime te
paligjshme.

Në ambjentet
e Spak Ahmetaj ka mbërritur i shoqëruar nga avokati i tij Henrik Ligori dhe është
marrë në pyetje nga prokuroria  dhe
hetuesit e BKH si person nën hetim.

Pë r 4
akuzat e rënda që rëndojne ndaj tij mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime
ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim
detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për
vilën në Hamallaj.

Në kuadër të
hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në
disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka
dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e
Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në
shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Pas këtij
kontrolli SPAK ka marrë vendimin për të sekuestruar 2 vila në kuadër të hetimit
ndaj ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. U vendos sekuestro preventive për
vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe
vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Kodra. 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights