Vangjush dako

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shtyjë seancën për Vangjush Dakon më 1 Korrik në orën 10:30.

Shkak u bë fakti se një nga të pandehurit, më saktësisht Adrian Bulku, kishte njoftuar gjykatën se sot ishte në pamundësi për të marrë pjesë në seancë.

Ai kërkoi të caktohej një datë tjetër pasi dëshironte që të ishte i pranishëm.

Kujtojmë se kjo çështje është në Apel pasi në Gjykatën e Shkallës së Parë, Vangjush Dako është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste.

Bashkë me të gjykata dënoi me burg për akuzën e falsifikimit të dokumenteve ish-topografin Fatmir Ejupi, ndërtuesin Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulkun.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights