Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për nesër [13 Mars] vendimin për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjyqtari Engert Pëllumbi do ta shpallë nesër në orën 10:00 vendimin për masën e sigurisë ndaj Veliajt.
Kryebashkiaku i Tiranës ka kërkuar masë më të lehtë të sigurisë “arrest me burg”, me argumentin se “nuk ka rrezik për prishje provash apo largim nga vendi”.
Seanca nisi që dje, por u shty për arsye të paraqitjes së provave të reja nga SPAK për Veliajn.
Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Prej 1 muaji tashmë, Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës.