Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurimit detyrim për t’u paraqitur për kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj.
Ky i fundit kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë.
Kujtojmë se Myzyraj është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me procedurë prokurori për mirëmbajtjen e aksit rrugor rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit.
Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimeve në mënyrë të paligjshme ka favorizuar bashkimin e dy operatorëve ekonomike ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuar.
Për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera janë marrë të pandehur edhe disa zyrtarë të tjerë, ndërsa për falsifikim të dokumenteve tre persona.