Teksa vendi po përballet me temperatura të larta deri në 42 gradë Celcius, mjekët bëjnë apel për sa më shumë kujdes sidomos gjatë oreve të mesdites, kur dhe rrezet e diellit janë edhe më të forta.
“Duam t’ju japim disa këshilla pacientëve për t’u ruajtur nga ekspozimi nga temperaturat e larta gjatë orëve të pikut.
Kryesisht pas orës 10 të paradites deri në orën 15:00-16:00. Për çdo problem shëndetësor të shfaqur pacientët duhet të drejtohen pranë mjekut të familjes dhe të kërkojnë ndihmë pranë tij për të kryer vizitat e nevojshme dhe analizat e gjakut që çdo gjë të diagnostikohet në momentin e duhur”, .
Në këto ditë të nxehta, mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë ujë për të shmangur dehidratimin dhe të konsumohen ushqime të freskëta, fruta dhe perime.