Image 315

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka. Ndërkohë, shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku do të qëndrojë në “arrest në shtëpi” për shkak të rrethanave familjare.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Kujtojmë se urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme për Zekën, Novakun dhe zyrtarin tjetër të policisë Edison Tabaku u lëshua më 19 Prilltë këtij viti.

Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” lidhur me një ngjarje të ndodhur më 16 Prill, ku kërkuan ryshfet për të mos arrestuar drejtuesen e një mjeti që kishte shkaktuar një aksident me 5 të plagosur në kryeqytet.

SPAK thekson se sipas informacioneve të siguruar nga BKH, ka rezultuar se oficerët e policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë Eurosh. Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim me ndihmën e personave të tjerë.

Roven Zeka u emërua në krye të Policisë Rrugore të Tiranës në Dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa më herët ka shërbyer në qytetin e Elbasanit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights