Sali berisha 2

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm në një tryezë për reformën territoriale, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Ai tha se reforma e fundit territoriale ishte për interes të partisë së krimit, duke shigjetuar kështu PS-në.

Ai tha se Rama është armik i shqiptarëve, pasi me një të rënë të lapsit zhduku komuna. Berisha tha se antireforma e Ramës është komponent kryesor i platformës për pastrimin e Shqipërisë.

“Dua të falënderoj organizatorët e këtij takimi për një çështje me rëndësi. Shkatërrimi që iu bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më të rënda që u dha interesave të qytetarit shqiptar, për zhvillimin e vendit.

Në mënyrën më absurde që shkon gjer në një krim kombëtar në Shqipëri, vendin që rreth 75-80% të territorit të saj e ka malor dhe kodrinor, u vendos një gjë që nuk ekziston, as në vendet më të sheshta të botës.

Pra ky vend me territorin më malor, u vendos në një model të fshirjes së territorit. Dhe sot, kryeinjoranti, një armik që bëri këtë reformë, zbaton paketën e maleve në Maminas.

Se atje ku janë malet banorë nuk ka më. Antireforma që iu bë qeverisë vendore, kishte dy kritere themelore, vjedhjen dhe votën. U shuan me një të rënë të lapsit disa komuna. Regjistrimi i fundit i INSTAT janë mashtrime dhe shifra të falsifikuara. Mos u besoni mashtrimeve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights