Depresioni dhe ankthi mund të jenë sinjale të parakohshme të Parkinson, sëmundje që prek kryesisht lëvizshmërinë, duke sjellë dridhje, ngurtësim fizik dhe lëvizje të ngadalta.
Sipas kërkimeve të fundit, rezulton se patologjia mund të nisë shumë më herët sesa këto shenja të shfaqen. Ndër sinjalet e parakohshme më të studjuara janë luhatjet e humorit; ankthi e depresioni mund të pararendin me vite të tëra simptomat e lëvizjes.
Janë ndjekur për rreth 15 vjet mbi 24 mijë vullnetarë, nga të cilët 1,760 kishin një diagnozë ankthi apo depresioni të shoqëruar edhe me terapi farmaceutike. Pas shumë vitesh, rezultoi se këta persona kishin dyfishin e rrezikut për t’u prekur nga Parkinson.
Elementi kyç ishte roli që luan koha nga diagnoza fillestare e shqetësimeve psikologjike dhe shfaqjes klinike të sëmundjes, që kryesisht përkonte pas 10 ose 15 vjetësh.
Ndërkohë që pas këtij limiti kohor, lidhja mes tyre dhe rreziku zhdukej.
