Belinda balluku ne SPAK 1024x576

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Posaçme e Apelit ka planifikuar të shqyrtojë masën e sigurimit për deputeten Belinda Balluku më 9 mars në orën 09:00.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit nuk mori në shqyrtim ankimimin mbi pezullimin e saj deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese.

E tashmë që është zbardhur vendimi zyrtar, e njëjta trupë gjyqtarësh në Gjykatën e Apelit me gjyqtare Miliana Muçën do të nisë shqyrtimin.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë pasi togat e zeza u ndanë 4 me 4 në vota. Për pasojë kërkesa e kryeministrit Rama u konsiderua e rrëzuar.

SPAK e akuzon zëvendëskryeministren për shkelje të barazisë në tendera. Me vendim të Gjykatës së Posaçme ajo u pezullua nga detyra. Pezullimi nga detyra u ankimua në Kushtetuese nga kryeministri Rama që e konsideroi shkelje te kompetencave, por që u rrëzua.

Më pas, SPAK dërgoi në Kuvend një kërkesë për heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit, kërkesë që u shqyrtua nga Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, por që ende raportet nuk janë diskutuar në Kuvend për të vendosur.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights