Kas 1 1024x536

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e ankimit të Partisë Demokratike për qarkun Kukës lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

KAS do të mblidhet sërish ditën e hënë për ankimin e demokratëve, pasi shprehet se nuk disponon provat e mjaftueshme për çështjen, por dhe se duhet bërë verifikimi i të dhënave e pretendimeve të ngritura nga Partia Demokratike.

“Në fakt, ka pasur diskutime për sa i përket provave që ka vendosur në dispozicion koalicioni opozitar, por dhe disa paqartësive lidhur me kërkesat e tyre. Si në rastin e pretendimit, që ka shpalosur PD se 130 persona, të cilët e kishin lënë shtetësinë shqiptare, për sa i përket votimit brenda vendit, kishin ushtruar të drejtën e votës apo kishin qenë pjesë e listës përfundimtare të zgjedhësve.

Përsa i përket këtij pretendimi, KQZ kërkoi më shumë kohë për të marrë të dhëna, për të vërtetuar në rast se kishin ushtruar të drejtën e votës këta shtetas, por gjithashtu edhe kryqëzimi i të dhënave që ka pajisja PEI me të cilën u bë edhe identifikimi biometrik i zgjedhëve.

Duke qenë se ende nuk janë vendosur në dispozicion këto të dhëna, ka ende paqartësi, apo mungesë verifikimi për shumë prej pretendimeve që ka pasur opozita gjatë këtyre ditëve”.

Më 27 maj, KAS pranoi dy kërkesat e PD-së për Kukësin, për t’u njohur me të dhënat e DHL, pra operatorit postar për që shërndante votat e diasporës në zgjedhjet e 11 majit dhe raportin e audituesit teknicien.

Nga ana tjetër rrëzoi kërkesat për kryqëzimin e të dhënave të Pajisjes së Identifikimit Elektronik (PEI), regjistrave të posaçëm në çdo qendër votimi si dhe kopjeve për procesverbalet e tyre dhe procesverbaleve të mbylljes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights