if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
640 0 1744353963x640 0 1738136706x800 450 1738049776x1738045160 anijaemigrantevegjader 819 908 848

Në Portin e Shëngjinit sot do të mbërrijnë 40 emigrantë nga Italia me urdhër dëbimi, në bazë të dekretit të Qeverisë Meloni . Emigrantët do të transferohen në qendrën e riatdhesimit të ngritur në Gjadër, e cila është transformuar në një strukturë për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm, pas miratimit të një dekreti të ri nga qeveria italiane në mars. Sipas burimeve te mediave italiane  emigrantët kanë shtetësi të ndryshme dhe kanë arritur në Brindizi në ditët e fundit.

Ky transferim është pjesë e një plani të gjerë të zbatimit të masave më të ashpra për emigracionin e paligjshëm, që ka për qëllim riatdhesimin e emigrantëve pas përfundimit të procedurave ligjore. Në Gjadër, emigrantët do të qëndrojnë përkohësisht deri në përfundimin e procedurave për dërgimin e tyre në vendet e origjinës. Ky ndryshim i funksionit të qendrës vjen si rezultat i dekretit të ri të miratuar nga qeveria italiane, i cili nuk ka kufizime në lidhje me kombësinë apo profilin e emigrantëve të dëbuar.

Qendra në Gjadër do të akomodojë emigrantë që mund të kenë pasur shkelje ligjore të zakonshme, por gjithashtu individë të dënuar për krime të rënda si vrasje, përdhunim ose trafik droge, që kanë përfunduar dënimin në burgjet italiane. Dekreti parashikon që emigrantët do të mund të qëndrojnë në qendrën e Gjadrit për një periudhë maksimale prej 18 muajsh, ndërsa qeveria italiane ka theksuar se ky ndryshim është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights