Images 6 696x387

Andrea Alessi, një prej figurave madhore të arkitekturës evropiane me origjinë shqiptare, është kujtuar në një aktivitet organizuar nga Shoqata e Arkitektëve kroatë në Zagreb.

Aktiviteti u shoqërua me një ekspozitë të veprave të Andrea Alessi, realizuar nga fotografi shqiptaro-kroat Luka Mjeda. Gjatë veprimtarisë foli Velimir Neidhardt, president i Akademisë së Arteve dhe Shkencave kroate, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, arkitektët Rilind Čočaj dhe Ardijan Karlo Gashi.

Andrea Nikolle Aleksi, apo siç njihej në Kroaci, Adrija Alesi, ishte një arkitekt dhe skulptor i lindur në Durrës në 1425. Pas shpërnguljes së tij në Split (Dalmaci) ai arriti të bëhej një nga artistët më të mëdhenj të Rilindjes dalmatine.640px vestibule of cathedral of st. lawrence in trogir 366x420

Karakteristikë e Andrea Alesit ishte që në punimet e tij, vinte mbishkrimin ku shënohej origjina e skulptorit. Që në rini shkoi në Split të Dalmacisë dhe aty studioi pranë skulptorit Mark Troja. Është autor i statujave të lozhës së tregtarëve në Ankona të Italisë, i 1454 afreskeve të një kishe të Dalmacisë. Kryevepra e tij mbahet Pagëzimorja e Trogirit, në katedralen e Shën Lorencit.

Tre vjet më parë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për sjelljen në shqip të veprës së arkitektit shqiptar me famë ndërkombëtare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights