612423815 18189595597350687 5856561901164974423 n 696x516

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër–Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.D., me detyrë shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas AMP-së, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, I.D., duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Milot–Morinë, është përfshirë në një aksident rrugor, si pasojë e të cilit janë dëmtuar pasagjerët e një automjeti tjetër, shtetasja XH.H. dhe dy fëmijë të mitur, shtetasit Z.B. dhe S.B. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së testit matës të alkoolit, punonjësi i policisë ka rezultuar pozitiv me vlera 1.00 mg/l dhe 0.98 mg/l.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights