564902202 18180336274350687 6791559930724623870 n 696x523

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë, njoftoi sot ndalimin e inspektorit K.K., punonjës në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në njoftimin e AMP-së thuhet se ndalimi erdhi pas trajtimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku janë transmetuar pamjet audiovizive të një shtetasi (i paidentifikuar), i cili takon punonjësin K.K., me kërkesën për të udhëtuar pa probleme nëpërmjet aeroportit, duke i ofruar shumën 10.000 lekë.

Sipas njoftimit të AMP-së në datën 07.10.2025 shtetasi është paraqitur për të udhëtuar dhe ka dorëzuar dokumentacionin e udhëtimit tek punonjësi E. L., i cili kryen veprimet e regjistrimit të udhëtimit.

“Ndaj punonjësit të policisë inspektor E. L., me detyrë ndihmësspecialist/kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, janë referuar materialet hetimore në gjendje të lirë si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës””, cilësohet në njoftim.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights