34fb0d71 6de5 4491 9781 a061b7b63ad5

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri njoftoi se grupet e lidhura me Iranin mund të synojnë subjekte amerikane ose elementë të opozitës iraniane në vend.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”, njoftoi ambasada amerikane në vendin tonë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada amerkane thekson se këto grupe gjithashtu “mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante”.

Ambasada i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të ushtrojnë vigjilencë të shtuar gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ambasada amerikane këshillon qytetarët amerikanë që të qëndrojnë vigjilentë, të monitorojnë mediet lokale për përditësime, të jenë të vetëdijshëm për mjedisin përreth, të rishikojnë planet personale të sigurisë dhe të mbajnë telefonin celular të karikuar në rast emergjence.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights