Dumani 1.mpg snapshot 16.27.716 1024x576

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka bërë me dije masat që do të merren për zgjedhjet e 11 majit.

Dumani tha se grupet hetimore të Prokurorisë së Posaçme janë në terren në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Altin Dumani: Sa herë që para nesh paraqitet një rast për t’u trajtuar si një fakt penal, ne jemi të detyruar të ushrojmë të gjitha verifikimet e nevojshme në funksion të në ngritjen e një akuze të sukseshme. Ky është detyrim kushtetues dhe ligjor, por askush nuk duhet të ketë frikë dhe të vazhdojë në normalitetin e tye sa kohë që nuk janë në shkeljet të ligjit. Kemi bashkëpunim shumë të mire me zyrën e prokurorit të përgjithshme për krimin zgjedhor, kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave.

Zgjedhjet lidhen pazgjidhshmerisht me shtetin e së drejtës. Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo.

Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights