Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha, në lidhje me akuzat se, Partia Demokratike po bashkëpunon me mazhorancën për ligjin e dosjeve të spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj thekson se, akuzat e Berishës janë shpifje të politikës së vjetër.

Ai thekson se, ligji i dosjeve u djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

“Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë t’ja japin politikës së vjetëruar. 

Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për Ligjin e Dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që për vite me radhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren. 

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetëra vite persekutuan shqiptarët”, shkruan Alibeaj.

Po ashtu, Alibeaj e konsideron domosdoshmëri për shoqërinë shqiptarë hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivlerësuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë”, shkruan Alibeaj.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights