640 0 1739865799x800 450 1739800239xdvdfpng 212 156

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet e tij sociale, ku i është përgjigjur disa komentuesve për çështje të ndryshme. Një prej komenteve ishte për ripostimin e një fotoje me kryeministrin nga Alex Soros, në një kohë që vetë Rama i ka fshirë fotot me të.

“Si ta kishte publikuar Alex Soros foton”, shkruante komentuesi. Kreu i qeverisë tha se nuk i interesonin historitë që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk janë, por shtoi se siç ka mik Alex Sorosin dhe të atin e tij, ka miq dhe kundërshtarët e tyre.

Unë Alex Sorosin e kam pasur mik dhe të atin e kam mik. Alex Sorosin dhe të atin i kam pasur dhe do i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë që kërkojnë të lidhin gjërat që nuk janë nuk më interesojnë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq që nuk janë miq me to. Mos u bëni qesharakë, lërini historitë ti zgjidhin amerikanët me njeri tjetrin. Unë kam shumë miq që mes tyre janë kundërshtarë. Merr shih koleksionin e fotografive të mia do shohësh që kjo që po të them që  kjo është mëse e vërtetë. Këto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkundi”, tha Rama.

Në një kohë kur kryeministri Rama fshiu çdo foto me Alex Sorosin nga rrjetet sociale, ky i fundit duket se nuk e hedh pas “të shkuarën” me të. Ditën e djeshme, Soros ka postuar në rrjetet sociale një foto me kryeministrin Rama duke i bërë tag dhe duke shkruar se e riktheu foton pas “kërkesës së popullit”. Soros merr pjesë në takime të ndryshme për çështje globale, ndërsa po ashtu në rrjetet e tij sociale ka ndarë shpeshherë foto me kryeministrin. Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros. Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights