Albin 1024x575

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar këtë të premte më 20 shtator, lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e përkohshëm të dialogut strategjik.

Siç raportohet gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës, Kurti u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë prishur, megjithëse pranoi që ka dallime mes tyre.

Ne duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur, e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime.”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ky reagim vjen lidhur me vendimin e datës 12 shtator të SHBA-ve, që njoftuan se do të pezullonin Dialogun Strategjik me Kosovën.

Kjo pasi një javë më herët, autoritetet kosovare kishin pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe të Fondit për Sigurim Pensional e Invalidor në Mitrovicën e Veriut, me argumentin se këto institucione nuk kishin dokumentacion të vlefshëm.

Ky vendim shkaktoi reagime nga Gjermania, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, të cilët kërkuan që Prishtina të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe të konsultohet me komunitetin serb.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights