Apeli i posaçëm ka lenë te pa ndryshuar masën e arrestit ne burg për Julian Meçajn. SPAK ndaj tij ka ngritur akuzë për atentatin e vitit 2019 ndaj Ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut te tij Pëllumb Muharremi dhe ku mbeti viktimë Andi Maloku. Dyshimet janë se me kerkese te Plaurent Dervishajt, ne bashkëpunim edhe me persona te tjerë ishte tentuar edhe më parë ti bëhej atentati Ndojes, dhe Muharremit, por duke ia arritur vetëm në 1 nëntor të pesë viteve më parë kur përfaqësuesi I akuzës u plagos me dy plumba. Shkak për ngjarjen dyshohet se ishin bërë përplasjet e forta mes Muharremit dhe Dervishajt. Meçaj u deportua ne gusht te këtij viti nga Dubai bashke me Plaurent Dervishajn. Ndërkaq mësohet se ata janë nën hetim edhe për vepra të tjera të rënda penale të disa viteve më parë. Madje Dervishaj dyshohet se ka qenë pjesë e vrasjes së Vajdin Lames në vitin 2005 Për ngjarjen e vitit 2019 Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e dhe të pesë personave të akuzuar se siguruan kushtet për atentatin Ku përfshihen Ramazan Rraja, Gent Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Julian Pjetrin Grupi u zbulua nga dëshmia e Nuredin Dumanit por edhe dy të penduarve të tjerë të drejtësisë.