SPAK gjkko 770x436

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për çështjen penale në ngarkim të Ilir Nishanit, Gerson Tafa dhe Genci Hicka, procedim i nisur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vitin 2020. Tre inspektorët e Ministrisë së Mjedisit akuzohen për korrupsion.

NJOFTIMI
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal me nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Ilir Nishani, Gerson Tafa
dhe Genci Hicka”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe
Erjon Çela, me vendimin nr. 71, datë 11.11.2025 vendosi:
1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Nishani për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/1 dhe 25 të K.Penal (i ndryshuar
me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021), për shkak se nuk provohet që e ka kryer veprën penale.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gerson Tafa për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/1 të K.Penal (i ndryshuar me Ligjin nr. 43/2021, datë
23.03.2021), dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
3. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal pezullimin e ekzekutimin të vendimit me burgim për të pandehurin Gerson Tafa dhe vënien në provë për 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër
penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
4. Në respektim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gerson Tafa, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.
5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Genci Hicka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/1 dhe 25 të K.Penal (i ndryshuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021), për shkak se nuk provohet që e ka kryer veprën penale.
6. Provat materiale të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
7. Shpenzimet e fazës hetimore dhe ato gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur
t’i ngarkohen të pandehurit deklaruar fajtor Gerson Tafa. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit gjyqësor
të arsyetuar.
Tiranë, më datë 12.11.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights