Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio ka shpallur si person “non grata” ambasadorin e Afrikës së Jugut në Shtetet e Bashkuara, Ebrahim Rasool pas akuzave të këtij të fundit ndaj Amerikës dhe Presidentit Donald Trump.
Në një njoftim të bërë publik të rrjetin e tij social X, Rubio shkruan se Rasool nuk është më i mirëpritur në vendin e tyre, pas deklaratave të tij të dhënë së fundmi, duke e etiketuar ambasadorin si një politikan që urren Amerikën dhe kreun e Shtëpisë së Bardhë.
“Ne nuk kemi asgjë për të biseduar me të dhe për ne ai konsiderohet një person non grata”, sqaroi sekretari i shtetit.
Lidhur me këtë vendim të Rubios, nuk pati një reagim nga Departamenti amerikan i Shtetit për të dhënë më tepër shpjegime.