Whatsapp image 2025 10 23 at 10.29.29 am 1024x768

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhvilluar një seri inspektimesh të befasishme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, duke zbuluar sasi të konsiderueshme produktesh për mbrojtjen e bimëve (PMB) që tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.

Sipas një njoftimi të bërë publik për mediat, rezulton se pas këtyre kontrolleve janë bllokuar ditën e djeshme, më 23 tetor, rreth 4 mijë kilogramë produkte të skaduara ose me afate ruajtjeje të papërputhshme me etiketën, ndërsa ndaj disa subjekteve janë marrë masa administrative.

“Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 7 inspektime, nga të cilat 3 inspektime janë kryer në Tiranë, të cilat janë mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në Durrës, ku në njërin prej tyre është bllokuar sasia prej 3000 kg PMB, për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë. Inspektimi tjetër është mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.

Në qarkun e Lezhës janë kryer 2 inspektime, në njërin prej tyre janë bllokuar 977 kg për mospërputhje të ruajtjes së afateve të PMB-ve në etiketë, ndërsa në inspektimin tjetër është vendosur masa administrative me ‘paralajmërim’”, thuhet në njoftim.

AKU thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin për të parandaluar tregtimin e produkteve të dëmshme për bujqësinë dhe mjedisin, duke siguruar që në treg të qarkullojnë vetëm produkte të sigurta e të certifikuara.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights