Me banderolën ‘Mos u ngopshi!’ disa qytetarë protestuan sot para Kuvendit për të kundërshtuar rritjen e pagës së deputetëve, projektligj i cili pritet të miratohet sot në Kuvend. Kryetari i kësaj lëvizje Arlind Qori tha në fjalën e tij se rroga e një deputeti do të rritet sa 39 pensione minimale në vend.
Prerjet 10 mijë lekëshe iu hodhën nga aktivistët e lëvizjes bashkë në shenjë proteste kundër dyfishimit të rrugës së parlamentarëve që u shkon sipas propozimit në 3 milionë lekë.
Ata akuzuan deputetët se teksa rrisin pagat e tyre, po varfërojnë qytetarët.
Arben Ahmetaj ishte një prej deputetëve që aktivistët i prenë rrugën, por nuk refuzoi komunikimin.
Ish-zëvendëskryeministri tha se do ta votojnë rritjen e pagës por duke saktësuar se kë do të mbështeste.
Sipas propozimit të komisionit të ligjeve dhe miratimit në atë të ekonomisë deputetëve iu rritet paga nga 157 mijë lekë, në 310 mijë lekë.