Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se kontrollet e ushtruara nga Policia e Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit përbëjnë një krim të shëmtuar dhe dhunim flagrant të ligjeve të vendit. Por sipas tij e gjitha është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndaj vetë dënon atë që e cilëson si terrorin e ushtruar në kampin e muxhahedinëve.


Berisha dënon veprimet e policisë, që sipas tij kanë ushtruar dhunë dhe terror ndaj muxhahedinëve, ndërsa thekson se nuk është zbatuar ligji gjatë sekuestrimit të pajisjeve personale të tyre.

Nga ana tjetër, MEK pretendon se një person ka vdekur dhe dhjetra janë plagosur.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights