Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideron një agresion ndaj opozitës, vendimin për përjashtimin deputetë të opozitës.Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Meta u shpreh se ndëshkimet ndaj deputetëve opozitarë, bëhet për shkak se mazhoranca ka tmerr nga fjala e lirë dhe llogaridhënia. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi me gazetarët u shpreh se opozita vazhdon të jetë në aksion, qoftë në Parlament qoftë në këshillat bashkiakë. Meta shprehet se ashpërsimi i masave ndaj deputetëve opozitarë është e papranueshme dhe tregon frikën e qeverisë Rama. Vete meta ka zgjedhur sot qe te ngrejë problematiken e shtresës se pensionisteve ne Shqipëri. Sipas metës përballë rritje se çmimeve ndodhen ne kufijtë e varfërisë pas pensioni mesatar ne qytet është vetëm 18 mije leke dhe ai ne zonat rurale është 11 mije leke