Opozita zgjodhi një bojkot të pjesshëm këtë të hënë ndaj komisioneve parlamentare, në shenjë proteste për dënimin me burg të deputetit të PD, Ervin Salianji. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe Hetimorin për Koncesionet në Shëndetësi.
Mbledhja e Ligjeve u drejtua nga nënkryetari socialist i komisionit, Eduart Ndreca. Bie në sy mungesa e deputetëve të PD, zv/kryetares së Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi dhe anëtarëve Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Dashnor Sula. Bojkotit i është bashkuar edhe Enkelejd Alibeaj, i larguar nga grupi parlamentar i PD disa muaj më parë.Te komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi që drejtohet nga deputetja e PD, Albana Vokshi, gjithashtu opozita nuk ka marrë pjesë. Nënkryetari socialist i komisionit, Plarent Ndreca ka drejtuar punimet, mbledhje e cila ka zgjatur pak minuta.