Whatsapp image 2025 05 21 at 13.01.08 1024x683

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi operacionin antidrogë “Ura” mes Shqipërisë dhe Italisë që çoi në goditjen e një prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend. Ai përshëndeti punën e antimafias italiane, ndërsa sa i përket Prokurorisë së Posaçme, theksoi se nuk ka bërë asgjë, por “ka muaj e vite që e sodit”.

Kryedemokrati nënvizoi se eksponentët kryesorë të grupit kriminal janë arratisur pasi janë njoftuar për aksionin. Ndryshe nga autoritetet që përdorin përgjimet nga Sky ECC për t’i zbuluar ata, Berisha u shpreh se bota e krimit vijon të përdor Matrix-in, një tjetër platformë për bisedat e enkriptuara.

“Eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën. Matrix-i funksionon, vazhdoj të funksionojë, por unë përgëzoj antimafian italiane që është një institucion i shkëlqyer”, u shpreh Berisha.

Ai komentoi edhe faktin që SPAK nuk bëri të ditur emrat e të arrestuarve duke pretenduar se janë vënë në pranga vetëm “pastruesit dhe shoferët”.

Më tej, kryetari i PD-së hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama.

“Ervis Doçi, apo famozi Poja, ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që kanë portin. Porti i është dorëzuar Troplinit. Pra po ta marrim kështu, Toto Rino është në kryeministri, nën Toto Rino ia mbathi”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se nga një operacion i përbashkët mes autoriteteve italiane dhe shqiptare u lëshuan 52 urdhër-arreste prej të cilave janë ekzekutuar 40. Po ashtu janë sekuestruar vlera të mëdha parash si dhe janë sekuestruar restorante, shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights